MENU
klinika

"Ai ishte i kënaqur me mua!"

Meta tregon kush ndikoi në formimin e karrierës së tij politike

29.11.2018 - 22:20

Presidenti Meta, sot ka rrëfyer raportet e tij me shkrimtarin e madh Dritëro Agolli, i cili sipas tij, ka patur një ndikim të madh në fillimet e karrierës së tij si politikan.

“Mendoj se një ndikim të veçantë ka pasur Dritëro Agolli, për arsye se ishte një figurë shumë e madhe dhe unë duke qenë se isha edhe deputeti më i ri dhe rrija pranë tij…

Ishte një figurë që kishte një filozofi krejt tjetër dhe ishte sa i mençur e i ditur, aq edhe “lojtar”, në kuptimin e përshtatjes me të gjitha palët, me situatat e reja. Kishte një pragmatizëm të paparë dhe thellësi mendimi, gjykimi. Në mandatin e parë 1992-1996 pothuajse të gjithë kohën rrinim bashkë, jo vetëm në Parlament, por edhe jashtë Parlamentit.

ilir-meta-reagim per bularain-konica.al
ilir-meta-reagim per bularain-konica.al

Dilnim bashkë nëpër rrethe, kudo nëpër takime, në Sarandë, në Skrapar, në Korçë, në mbarë Shqipërinë, dhe me Dritëroin mësoje në çdo moment, edhe kur rrije në makinë. Mënyra se si bisedonte me njerëzit, se si këndonte, se si e ç’tensiononte situatën…

Ai ishte brilant në të gjitha komunikimet. Domethënë edhe me gangsterin dinte si të sillej. Me intelektualë, me fshatarë, me ekstremistë politikë të njërit krah apo të tjetrit. Ishte një figurë jashtëzakonisht krijuese, ishte spontan, ishte i jashtëzakonshëm.

Ka pasur një rol të veçantë për arsye sepse edhe emri i tij, plus që unë kur kam qenë i ri kam qenë shumë i dhënë edhe pas letërsisë dhe ai ka qenë një shkrimtar e një poet shumë i dashur për mua.

Dhe shpesh unë i recitoja poezitë e tij. Ai kënaqej, por nga ana politike për mua ai ishte një shkollë e veçantë.”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!