24.09.2022 - 22:45
Nuk ka triumf në Izrael, Kombëtarja shqiptare humb edhe në ndeshjen e kthimit në të njëjtat shifra 1-2 si në Tiranë, duke mos pasur asnjë shans për vendin e parë, pasi Shqipëria mbetet me vetëm 1 pikë në grup.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por sa nis e dyta vendasit kaluan në avantazh. Uzuni, i sapofutur në lojë, barazon shifrat në 88’ me një supergol.
Pikërisht atëherë kur pritej përmbysja, është Izraeli që shënon sërish në minutën e dytë shtesë dhe siguron vendin e parë në grup. Ndeshja e fundit Shqipëri-Islandë me 27 shtator luhet thjesht për statistikë.