MENU
klinika

Në FSHF janë bindur

Edy Reja nuk do të jetë më trajner i Kombëtares

26.09.2022 - 14:12

“Nuk do të ketë një divorc të sforcuar me Edy Reja-n”, kështu u shpreh Armand Duka përpara sfidës me Izraelin, sigurisht kjo ishte një deklaratë “diplomatike” përpara një sfidë shumë përcaktuese, më të rëndësishmen në Ligën e Kombeve.

Vetëm nëse Shqipëria fitonte në Izrael, më saktë vetëm nëse kualifikohej si e para në Grupin 2 të Ligës B, atëherë Duka do ta kishte të vështirë të diskutonte për të ardhmen e Edy Reja-s.

Fakt është që italiani këtë periudhë ka bërë mirë, disa shifra janë pozitive, arriti të kaloj kuqezinjtë në Ligën B, gjithashtu arriti rekord pikësh në kualifikueset e Botërorit, por as këto shifra nuk janë mjaftueshëm për të konfirmuar italianin në krye të Kombëtares.

Fakt është që Shqipëria ka një brez shumë të mirë lojtarësh, nga më cilësorët në vitet e fundit (edhe këtu Reja ka pa diskutim merita), për këtë arsye nga Kombëtarja pritej diçka më shumë.

Kuqezinjtë nuk bën hapa përpara në këtë grup të Ligës së Kombeve, as në rezultate e as në lojë, duke bërë që fati i Edy Reja-s të jetë i shkruar tashmë, nuk ka më thuajse asnjë shans që pas nëntorit, periudhë kur i përfundon kontrata, të rikonfirmohet.

Aventura e italianit në krye të ekipit Kombëtar përfundon këtu. Shqipëria do të drejtohet nga një trajner i ri në kualifikueset e “Euro2024”, misioni i ri i Dukës është të gjejë një trajner të ri, për të realizuar objektivin madhor, kualifikimin në “Euro2024”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri i Kombëtares pas humbjes në Izrael

Habit Edy Reja: Bëmë paraqitje të mirë, Broja duhet të rritet