MENU
klinika

Unaza e Re

30.11.2018 - 08:52

Në një kohë kur banorët e zonës së ‘Astirit’ prej afro 1 muajsh protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre, në kuadër të projektit të ‘Unazës së Re’, kryeministri Edi Rama sjell atë që ai e quan reflektim qytetar.

Teksa e cilëson situatën në fjalë ‘ngërç të sajuar artificialisht’, Rama ka publikuar në ‘Facebook’ videon e shembjes së një ndërtimi në këtë zonë, ndërsa aty flet edhe pronari i saj, Ukë Çelkolaj. Ky i fundit pohon se kishte mbajtur fjalën e dhënë ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe se e kishte prishur vet ndërtimin, pasi është pro projektit.

I dhashë fjalën kryetarit si burrat, i prisha vet këto. Jam shumë i predispozuar që të zhvillohet Tirana, se po të jetë mirë Tirana do jemi mirë edhe ne të gjithë. S’kemi arsye që të dalin kundra projektit dhe zhvillimit, përderisa kjo është për të mirën e të gjithë komunitetit dhe të gjithë banorëve në Tiranë dhe të gjithë Shqipërisë.”, shprehet qytetari në video.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë reflektim qytetar të Ukë Çelkolajt, i cili zgjodhi të kontribuojë për zgjidhjen e ngërçit të sajuar artificialisht tek Unaza e Re, duke dhënë një shembull kuptimplotë për të gjithë bashkëqytetarët e atij komuniteti, ju uroj një ditë të qetë ?”, thuhet në postimin e Ramës.

 

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!