Në konferencën e bilancit të sezonit turistik kryeministri Edi Rama u shpreh puna për ndertimin e aeroportit të Vlorës po ecën mirë.
Kreu i qeverisë deklaroi se në bazë të marrëveshjes, operator do të jetë Aeroporti i Mynihut.
“Sot ne kemi të gjitha mundësitë të shikojmë atë që do jetë Shqipëria e 2030-tës si një potencë turistike në gjithë këtë rajon. Investimet që po bëhen janë të një proporcioni që e mundëson këtë ambicie. Madje edhe me një pjesëmarrje në rritjen e cilësisë së vendeve të punës dhe larimisë të këtyre vendeve të punës.
Aeroporti i Vlorës po ecën me ritme shumë të mira dhe është i garantuar nga marrëveshja me aeroportin e Mynihut i cili do jetë operator i aeroportit të Vlorës”, tha Rama.