MENU
klinika

“Realizova ëndrrën”

Portieri i mori firmën Messit dhe e bëri tatuazh

27.09.2022 - 16:43

Shumë tifozë kanë bërë tatuazh Lionel Messin, ose fanellën e mbajtur që mban tek Argjentina apo kur dikur luante me Barcelonën, por njëri prej tyre ka bërë diçka tjetër. Për më tepër një futbollist profesionist që bën tatuazh.

Portieri i Inter Miami, Francisco Ranieri, ka bërë tatuazh nënshkrimin e Lionel Messit. Ranieri, gjithashtu argjentinas, e ka takuar Messin para miqësores me Hondurasin, e cila u luajt në Miami. Pasi mori firmën, realizoi ëndrrën e tij.

“Është dita më e mirë e jetës sime. Kam realizuar një ëndërr. Takova idhullin tim, më të mirin e historisë, një person të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushës, shembulli për t’u ndjekur” – u shpreh Ranieri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN