MENU
klinika

“Vendi i tyre nuk është i sigurt për të jetuar”

Bllokohet marrëveshja për kthimin e shqiptarëve nga Anglia!

28.09.2022 - 10:03

Sulmi ndaj shqiptarëve që udhëtojnë me gomone drejt Anglisë, që u fokusua dy muajve të fundit ndaj tyre nga autoritetet dhe mediat vendase, papritur ka marrë një kthesë të rëndësishme.

Dy ditët e fundit, është kërkuar prishja e marrëveshjes me Ministrinë tonë të Brendshme për deportimin e emigrantëve që udhëtojnë drejt tokës së tyre. Shqiptarët që kanë hyrë dhe vazhdojnë të hyjnë në Angli dhe që do kërkojnë apo kanë depozituar tashmë kërkesat e tyre për azil nuk do të përjashtohen nga skema më e re e qeverisë britanike.

Avokatëve të qendrës që merret me problemin e azilantëve në Britani iu është dërguar një shkresë e posaçme për shqiptarët të cilët nuk do të jenë “viktima” të marrëveshjes kërcënuese me 4 vjet burg në momentin që do të silleshin në Shqipëri prej autoriteteve vendase. Të dhënat janë bërë publike nga mediat vendase të cilat më në fund kanë pranuar se shqiptarët po largohen nga kushtet e vështira ekonomike dhe varfëria, ndërkohë që është kërkuar nga avokatët e qendrës që qeveria e re britanike të depozitojë skemën reale të asaj çfarë është përgatitur për këta persona që mbërrijnë në Angli nëpërmjet disa rrugëve, po kryesisht nëpërmjet La Manshit.

MEDIAT BRITANIKE

“Home Office” ka pranuar se nuk ka të drejtë të përshpejtojë dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë pas mbërritjes së tyre në Britaninë e Madhe. Priti Patel, ish-sekretarja e Brendshme, nënshkroi një marrëveshje me qeverinë shqiptare në gusht për të kthyer ata që mbërrijnë ilegalisht në Britani. Ajo pretendoi se kjo do të thoshte se Mbretëria e Bashkuar mund të kthente azilkërkuesit që mbërritën në Britani dhe që bënin pretendime të rreme për azil. Por, departamenti ligjor i qeverisë ka konfirmuar se skema nuk do të zbatohet për shqiptarët që aplikojnë për azil në Britaninë e Madhe. Pranimi u bë në një shkresë ligjore për avokatët që punonin për organizatën e bamirësisë për refugjatët “Care4Calais”. Shumica dërrmuese e shqiptarëve që kërkojnë leje për të qëndruar në Britani nuk do të preken nga marrëveshja, shkruan “The Guardian”.

Clare Moseley, themeluesja e “Care4Calais”, tha: “‘Blitz’-i i PR-së të qeverisë përshkroi një skemë të shpejtë të largimit që dukej se u mohonte njerëzve nga Shqipëria të drejtën e tyre për një gjykim të drejtë për kërkesat për azil të bëra në Britani”. “Sugjerimi ishte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt, shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga ‘Home Office’, duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar. Nën kërcënimin e rishikimit gjyqësor, qeveria ka kryer një kthesë të madhe.

Duke vepruar kështu, ata po pranojnë që njerëzit nga Shqipëria kanë të drejtë të bëjnë një kërkesë për azil dhe ta dëgjojnë atë në mënyrë të drejtë”. “Home Office” kishte pohuar se njerëzit nga Shqipëria që udhëtonin në Britaninë e Madhe me varka të vogla e kishin bërë “rrugë” për të bërë kërkesa të rreme për azil kur mbërrinin. Pretendimi u bë pasi shifrat zbuluan se 2,165 shqiptarë u regjistruan si mbërritën në Britani nga varka të vogla midis janarit dhe qershorit 2022, krahasuar me vetëm 23 të zbuluara në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje kthimi me qeverinë shqiptare, Patel tha: “Këta shtetas shqiptarë janë sjellë këtu ilegalisht nga rrjetet e organizuara kriminale që udhëtojnë nëpër vende të shumta të BE-së. Ata janë duke blerë azil, duke bërë përpjekje për të kërkuar azil në Britani me shpresën se mund të qëndrojnë këtu”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN