Pasi mposhti 3-0 Hondurasin, Argjentina mori një tjetër fitore me të tilla shifra, edhe kjo luajtur në Amerikë. Pas Brazilit, Messi me shokë dëshmojë se mbeten favoritë për Botërorin 2022.
Në katër ndeshjet e fundit amerikano-jugorët kanë realizuar 14 gola, duke mos pësuar asnjë, shifra që tregojnë kompaktësinë e këtij grupi. Janë 37 ndeshje radhazi pa humbje, vetëm 3 larg rekordit që mbahet nga Brazili. Serinë e golave e hapi Julian Alvarez në minutën e 13′ pas një asisti perfekt të sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.
Lionel Mesi hyri në minutën e 58-të dhe në fund arriti të shënonte dy herë, respektivisht në minutën e 87′ me një gjuajtje në hyrje të zonës dhe në 89′ me një supergol nga goditja e dënimit, e fituar nga vetë ai.
Messi shkon në 90 gola me kombëtaren argjentinase, si asnjë tjetër te përfaqësuesja argjentinase. Skuadra e drejtuar nga Scalonit do të zhvillojë edhe një miqësore të fundit në prag të fillimit të Botërorit, kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, më 16 nëntor.