MENU
klinika

Premtimi i nënës së Ronaldos

“Cristiano apo i biri do të luajë te kjo skuadër”

28.09.2022 - 14:17

Gjatë festimeve të fitimit të Serie A me Juventusin në vitin 2020, nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, deklaroi se ëndërronte ta shihte sërish djalin e saj me fanellën e Sportingut të Lisbonës mbi supe.

37-vjeçari shpërtheu te klubi portugez përpara se të transferohej te Manchester United në verën e vitit 2003. Dolores është një tifozët e Sportingut dhe shpreson ta shohë Cristianon sërish në ”Jose Alvalade Stadium”.

Një gjë e tillë po bëhet e vështirë, por Dolores nuk është dorëzuar akoma, teksa bën edhe një premtim për tifozët e Sportingut gjatë një eventi të mbajtur në kryeqytetin portugez.

Rikthimi i Cristianos te Sportingu nuk ndodhi këtë vit, të shohim nëse do të ndodhë vitin e ardhshëm. Dashtë Zoti! Por, edhe nëse Cristiano nuk rikthehet do të luajë me Sportingun djali i tij, Cristianinho. Ua premtoj këtë gjë.

Ai është pasardhësi i Cristianos. Nëse dëshirat e mia si nënë dhe gjyshe plotësohen, e ardhmja e afërt e njërit prej fëmijëve të tij do të jetë te Sportingu i Lisbonës”, deklaroi Dolores Aveiro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN