MENU
klinika

E dizenjaur enkas

Danimarka proteston për Botërorin e Katarit me…fanellë

28.09.2022 - 19:37

Danimarka do të veshë një fanellë në Kupën e Botës 2022 që fsheh sponsorin dhe simbolin e ekipit kombëtar, sepse ata ‘nuk dëshirojnë të jenë të dukshme’ në turneun e diskutueshëm të Katarit.

Njoftimi u bë nga sponsori i veshjeve Hummel, i cili kishte premtuar javë më parë se do të kishte një mesazh të veçantë në zgjedhjen e fanellës së tyre për kompeticionin, që do të luhet në nëntor dhe dhjetor.

Edhe pse ata janë të pranishëm në fanellën e kuqe, logoja e sponsorit dhe distinktivi që përfaqëson Federatën Daneze të Futbollit janë gjithashtu në të kuqe dhe për këtë arsye nuk do të jenë të dukshme nëse nuk shikohen nga afër.

“Kjo fanellë mbart me vete një mesazh. Ne nuk dëshirojmë të jemi të dukshëm gjatë një turneu që u ka kushtuar jetën mijëra njerëzve. Ne mbështesim ekipin kombëtar danez gjatë gjithë rrugës, por kjo nuk është njësoj si të mbështesim Katarin si një vend pritës”, u shpreh Hummel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN