Dita e sotme ka qenë shumë e veçantë për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Marash Kumbulla. Futbollisti i cili sapo është kthyer nga një dëmtim disajavor, i cili nuk e lejoi të ishte pjesë e përfaqësueses kuqezi për ndeshjet e shtatorit, sot ka qenë në një vizitë të veçantë në Vatikan.
Kumbulla ishte ambasadori i skuadrës së Romës në prezantimin që do të bëhet në Selinë e Shenjtë të “ndeshjes së zemrës” e cila luhet më 14 nëntor në Romë.
Protagoniste në këtë ndeshje do të jenë skuadrat e Romës dhe Lazios me pjesëmarrës në fushë shumë personazhe të shquar të artit e kulturës, përtej ish-sportistëve, që janë tifozë të tyre.
Në Vatikan ishte i pranishëm Kumbulla nga radhët e Romës, ndërsa si përfaqësues të Lazios ishin si Ciro Immobile, ashtu edhe presidenti Claudio Lotito. “Ndeshja e zemrës” është një aktivitet i përvitshëm që organizohet për të mbledhur fonde të cilat më pas shkojnë për bamirësi të ndryshme.