MENU
klinika

“Ne jemi mbretëria e skepticizmit, shikoni reagimin për satelitët”

Rama: Nuk e kemi si ambicie të arrijmë Gjermaninë për riciklimin

30.09.2022 - 10:39

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të premte në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese, ku nuk i kurseu lëvadat për bashkinë e Cërrikut për punën e bërë në këtë aspekt. Shefi i qeverisë shtoi se kjo bashki ka bërë një punë shumë të mirë për futjen e metodologjisë së riciklimit përmes bashkëpunimit me fermerët.

Gjatë fjalës së tij kryeministri nuk i kurseu ironitë edhe për satelitët, ku tha se ashtu si në rastin e Cërrikut, risitë inovative e kanë vështirë të përqafohen me shpejtësi nga shqiptarët.

“Të gjitha këto bashki nuk janë dot të krahasueshme me Cërrikun dhe Sarandën që janë disa hapa përpara në atë që mbetet një problematike serioze, trajtimi dhe riciklimi i mbetjeve.

Cërriku ka ndërtuar një model për të marrë shembull. Ajo që ka bërë Cërriku është shumë domethënëse për arsye se tregon vizion dhe lidership, tregon aftësi ndërveprimi me faktorët e duhur, në këtë rast miqtë që kemi në panel. Tregon një kapacitet ndërveprues dhe organizativ me fermerët për t’i dhënë mundësinë që nga mbetjet të krijojnë ekonomi, por edhe për t’i informuar dhe për t’ia bërë këtë një gjë shumë të kuptueshme.

Ne jemi mbretëria e dyshimit, e skepticizmit dhe e përqeshjes me çdo gjë të re. Çuditërisht gjithçka nuk e përqeshim te të tjerët, tek këta që kemi në panel, por e vlerësojmë shumë kur vizitojmë apo jetojmë në vendin e tyre, këtu i konsiderojmë gjëra pa kuptim. Mjafton të kujtosh se çfarë herreje nxit te skeptikët vendosja e shërbimit satelitor, për të kuptuar sa e vështirë është këtu që risitë të përqafohen me shpejtësi”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri tha se Shqipëria është larg asaj që duhet të jetë për ekonominë qarkulluese, ku mori si shembull Gjermaninë e cila sipas tij ka ende punë për të bërë në këtë drejtim.

“Na takon ne të bëjmë maksimumin dhe dua të nxjerr një fjali të vetme nga fjala e ambasadorit kur tha se ne mos kujtoni se ne Gjermania e kemi arritur qëllimin tonë final për ekonominë qarkulluese fal riciklimit.

Nëse Gjermania nuk e ka arritur ne duhet ta mbyllim mbledhjen dhe duhet të dalim kokulur deri këtu, sepse mund ta përfytyrojmë mbas kësaj fjalie sa shumë duhet të bëjmë. Jo për të arritur Gjermaninë. Se këtë nuk e kemi si ambicie gjatë këtij mandati se ka dhe siklete po të bëhesh si këta se të ikin fare buzëqeshja Për t’u ngjitur atu ku duhet ka akoma shumë punë”, tha Rama.