MENU
klinika

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Arbër Paplekaj mbërrin në sallën e gjyqit

30.09.2022 - 11:10

Pas shtyrjes për të gjashtën herë radhazi, sot do të mbahet sërish seanca për Arbër Paplekajn, i cili ka mbërritur në sallën e gjyqit. Për shtyrjen e gjashtë radhazi është bërë shkak mos prania e të akuzuarit Paplekaj në seancë dhe kjo për një arsye të paparashikuar. Në një email të ardhur nga burgu është nënvizuar se nuk ka kapacitet për transportin e Paplekajt.

“Nuk ka një arsye objektive që varen nga ne, që seanca u shty. Ai donte të ishte në këtë seancë. Nuk kanë kapacitet ta shoqërojnë edhe pse Arbri ka dashur të jetë i pranishëm. Kështu thotë emaili ”, tha avokati i tij.

Paplekaj qëndron në paraburgim në burgun 313 në Tiranë. Nën hetim për këtë ngjarje kanë qenë edhe dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave ‘Shqiponja’ për shpërdorim detyre.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi. Pak ditë më parë Report Tv publikoi edhe pamjet për herë të parë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

Roli i Albert Nushi dhe Nikollaq Palla në vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla kanë qenë të parët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, atëherë kur kishte nisur konflikti verbal mes Strukturës së Armatosur të PD-së dhe Pjerin Xhuvanit. Kjo strukturë pretendonte se Xhuvani po blinte votat në favor të PS-së, prandaj kishin njoftuar policinë. Më pas, përplasja me armë nisi në sy të Nushit dhe Pallës. Në dëshminë e publikuar më herët në media, ato kanë dhënë sqarime se si nisi konflikti i armatosur.

Kush është Albert Nushi, ish zv.drejtori i Policisë së Elbasanit, i përfshirë edhe në dosjen ‘Babale’

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes deklaruan aso kohe se Albert Nushi, si edhe disa vartës të tij, u larguan me vrap, sapo ndërmjet palëve në konflikt nisi debati, i cili përfundoi me përdorimin e armëve. Raportohet se një nga grupet në momentin kur ndodhi përplasja me armë, i kanë vënë fillimisht pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla. Ky informacion i publikuar nga mediat ende nuk ka një konfirmim. Sipas mediave këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri nga policët nuk ka reaguar. Edhe në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë, Nushi ka rezultuar edhe në dosjen Babale. Ai ka deklaruar para trupit gjykues se njohja e tij me Fredi Alizotin vinte për shkak të detyrës, dhe se ai i kishte rrëfyer se ka interpretuar zërin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Geron apo Agron Xhafës në përgjimet e dosjes ‘Babalja’. Ai është shprehur se me Alizotin nuk ka komunikuar më shumë se 3 herë përmes telefonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përkrahësit e partive tregojnë variantet e tyre për ngjarjen!

Reportazhi i BIRN/ Dita e votimit në lagjen ku u vra Pjerin Xhuvani

Prokuroria kërkon burg për të gjithë

Mbërrijnë në gjykatë Arbër Paplekaj!

Beteja e përgjakur për qarkun e Elbasanit, si ndahen votat mes partive

BIRN: Lëvizjet e Pjerin Xhuvanit nga PDK te LSI e PDIU deri te PS

"Atentati dyshohet i parapërgatitur"

Detaje mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Viktima bënte…