30.09.2022 - 13:23
Nuk ka mjaftuar as seanca e 6-të gjyqësore që gjykata e Elbasanit të vendosë për dërgimin në gjyq të dosjes së ish efektivit të Reneas Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.
Prokuroria kërkoi kohë për te shqyrtuar kërkesat e 9 avokatëve dhe pretendimet e tyre për dosjet.
Paplekaj ka kërkuar rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës.
Ndërsa seanca e radhës u la ditën e hënë ne orën 12 e 45 Pritet që gjykata të japë vendimin për dërgimin e çështjes në gjyq. Pas këtij vendimi do të vijojë normal procesi gjyqësor.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan