MENU
klinika

Nuk ka prova për krime në Ferizaj

Ndryshon aktakuza kundër ish-liderve të UÇK

30.09.2022 - 13:36

Nicolas Guillou, gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për amandamentimin e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe ish-liderëve të tjerë të UÇK-së të akuzuar për krime lufte.

Prokuroria Speciale ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt.

“Prokuroria Speciale kërkon leje për të ndryshuar aktakuzën e Konfirmuar, që të hiqen pretendimet për krime të kryera kundër të paktën një viktime ndërmjet rreth [Redaktuar] 1999 në një shtëpi ose rreth Ferizajt. Prokuroria Speciale e Hagës shpjegon se ka vendosur të mos mbështet në provat e [Redaktuar] dhe se konsideron se ka tani nuk prova të pamjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e Ferizajt”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.


Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Hagës dhe ka urdhëruar tërheqjen e akuzave rreth një krimi të pretenduar në Ferizaj.

“Aktakuza e konfirmuar e Ndryshuar do të ngrihet deri të premten, 30 shtator 2022”, thuhet në vendim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN