Pas vizitës në Tiranë, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ndodhet sot në Kosovë, ku pasi ka takuar presidentin e FFK-së, Agim Ademi, dhe pjesëtarë të tjerë të futbollit, ka bërë homazhe te shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Infantino gjithashtu vizitoi edhe stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa në hyrje të stadiumit është pritur me duartrokitje frenetike nga gjenerata e sakrificës. Kjo është vizita e parë zyrtare në Kosovë e presidentit të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.
Më pas, Infantino u prit nga krerët më të lartë të shtetit Kosovar, nga Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, si dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Ky i fundit i dha edhe “Çelësin e Qytetit”.