Protestat e fundit kundër rritjes së çmimit të karburantit në Francë kanë dëmtuar rëndë ekonominë franceze. Demonstratat, që hyjnë tashmë në javën e dytë, kanë bllokuar rrugët në të gjithë vendin, aksesin në disa depo të karburanteve, qendra të mëdha tregtare dhe nëpërë fabrika.
“Mbikëqyrja e të gjithë sektorit ekonomik ka përfunduar. Eventet e fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në aktivitetin ekonomik kombëtar. Këto imazhe janë një katastrofë për reputacionin e vendit tonë. Në Champs Elysees, atraktiviteti i të gjithë Francës është dobësuar, pavarësisht përpjekjeve nga kompanitë dhe francezët për ta përforcuar,” tha ministri i Financave, Bruno Le Maire.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa të ujit kundër mijëra protestuesve që sulmuan restorantet, dyqanet dhe i vunë zjarrin kazanëve në bulevardin Champs Elysees në Paris, që është një qendër turistike.
La Maire tha se qëndra të mëdha të shitjes me pakicë kanë pësuar një rënie të të ardhurave me 35% më 17 Nëntor, që ishte edhe java e parë e protestave. Gjatë fundjavës, të ardhurat ranë me 18%, pavarësisht të Premtes së Zezë.
Dyqanet e mëdha të shitjeve me pakicë, kanë pasur një rënie të të ardhurave me 35% ditën e Shtunë më 17 Nëntor dhe me 18% të Shtunën më 24 Nëntor. Le Maire tha se shkatërrimet e shkaktuara nga protestat rrezikojnë të cënojnë atraktivitetin e ekonomisë franceze.