MENU
klinika

Operacioni

Forcat speciale kapin rusin e shumëkërkuar në Durrës

01.10.2022 - 15:08

FAST Albania në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe dhe Interpol Wiesbaden,Gjermani arrestuan një 28-vjeçar të shumëkërkuar. Ai është një i ri me shtetësi ruse që ishte shpallur në kërkim nga shteti gjerman me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane,  pasi Gjykata e Kempten, Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman. 28-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ëiesbaden,Gjermani, vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë”, njofton policia.

Njoftimi i plotë

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni, nga FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës, Interpol Tirana dhe Interpol Ëiesbaden,Gjermani.

Kapet në Durrës, një shtetas rus i shumëkërkuar nga drejtësia gjermane, për trafikim të narkotikëve.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë edhe shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit me homologët gjermanë, FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Kempten”.

Si rezultat i këtij operacioni, në ambientet e  një hoteli në rrethrrotullimin e Durrësit, u arrestua nga FAST Albania, shtetasi D. B., 28 vjeç, lindur në Rusi dhe rezident në Gjermani.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane,  pasi Gjykata e Kempten, Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman.

28-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ëiesbaden,Gjermani, vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë. /abcnews.al

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin