MENU
klinika

Pamje të trishta

Tragjedia në Indonezi, vdesin 182 tifozë në stadium

02.10.2022 - 13:30

Kaos në Indonezi në fund të një ndeshje kampionati. Pas humbjes 3-2 ndaj Persebaya Surabaya, tifozët e Arema pushtuan drejtkëndëshin e gjelbër të lojës, duke nisur një sërë përplasjesh të përgjakshme, të cilat sipas asaj që mësohet nga ANSA, kanë sjellë të paktën 182 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Malang, në provincën indoneziane lindore Giava. Një bilanc i rëndë në fund të një revolte që çoi në përplasje edhe me policinë. Në vërshëllimën e fundit, tifozët sulmuan disa lojtarë të ekipit të tyre direkt në fushë, me policinë që u përpoq të qetësonte, duke hedhur gaz lotsjellës, por pa mundur të parandalonte vdekjen e shumë të pranishmëve në stadium.

Sipas Ministrit të Brendshëm, Mahfud MD, stadiumi Kanjuruhan ishte më i mbushur me njerëz se sa kapaciteti: 42.000 bileta të shitura për 38.054 vende.

Tifozët e Arema nuk i kanë tretur tri humbjet dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit, me “k.o.” në sfidën e përzemërt kundër Persebaya Surabaya, që shpërtheu zemërimin deri në skenat e dhunës në fushë.

“129 vetë vdiqën në përleshje, dy prej të cilëve ishin oficerë policie. 34 vetë vdiqën brenda stadiumit, ndërsa të tjerët humbën jetën në spital”, – tha shefi i policisë së zonës, Nico Afinta.

Mungonin tifozët e Persebaya Surabaya, protagonistë në javët e fundit të trazirave të tjera, pas tri humbjeve radhazi nga ekipi i tyre. Në fakt, Komisioni Disiplinor ka vendosur një skualifikim prej pesë ndeshjesh për ta, çka nuk i ka lejuar ata ta përcillnin drejtpërdrejt këtë sfidë shumë fatkeqe.

Sipas autoriteteve, shumë vdekje kanë ndodhur nga shtypja, teksa të pranishmit kërkuan një rrugë shpëtimi për t’u strehuar, por përfunduan nën këmbët e turmës. “Na vjen keq – tha ministri indonezian i Sportit dhe Rinisë, Zainudin Amali për transmetuesin “Kompas”. – Ne do të vlerësojmë tërësisht organizimin e ndeshjes dhe praninë e tifozëve. A do t’i kthehemi ndalimit të tifozëve për të ndjekur ndeshjet? Do ta diskutojmë”.

Presidenti i Indonezisë urdhëroi Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Shefin e Policisë Kombëtare dhe kreun e Federatës së Futbollit të “kryejnë një rishikim të plotë të procedurave të sigurisë” për ndeshjet e futbollit.

Autoritetet kanë vendosur gjithashtu se deri në përfundimin e të gjitha hetimeve të çështjes, ndeshjet e ligës së lartë nuk do të mund të rifillojnë. Federata e Futbollit ka njoftuar se kampionati është pezulluar për të paktën një javë dhe se Arema nuk do të presë ndeshje në shtëpi të paktën deri në fund të sezonit aktual.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës