MENU
klinika

"Istanbul"

Strehohet në Stamboll… princi

02.10.2022 - 11:15

        Nga: Aurenc Bebja*, Francë – 1 Tetor 2022

“Istanbul” ka botuar, të shtunën e 17 qershorit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me mbërritjen e princit Xhelal Zogu dhe suitës së tij në Stamboll, që Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:

Mbërritja e vëllait të ish-mbretit Zog


Princi Xhelal Zogu, vëllai i Mbretit Zog të Shqipërisë, mbërriti dje nga Jugosllavia me familjen dhe njëzet e tetë anëtarë të suitës.

Ata ndodhen në hotelin “Euzipek”. Princi shoqërohet edhe nga Murat Galoshi, i cili luftoi gjatë pushtimit të Shqipërisë kundër italianëve në krye të milicive vullnetare, të Muhtar Galoshit, vëllait të tij dhe djalit, Ramadanit. Me të njëjtin tren, mbërriti edhe koloneli Hysen Selmani, ndihmësi i mbretit, i cili u nis për në Jugosllavi, për të rikthyer princin.

Siç e dimë, princi Xhelal Zogu luftoi kundër italianëve gjatë pushtimit të vendit dhe më në fund, u detyrua të strehohej në Jugosllavi.

Dje, princi bëri këto deklarata për gazetarët :

“Ne e konsiderojmë Turqinë, si shtëpinë tonë të dytë. Unë dua të vendosem këtu. Jemi përpjekur ta mbrojmë atdheun tonë, deri në fund. Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur, materialisht. Së shpejti, do t’ju tregoj më shumë.”

Komandantët që shoqëronin princin Xhelal, ishin ditën e djeshme në pallatin “Pera”, ku biseduan me mbretin Zog.

Ramadani, i biri i Muhtar Galoshit, bëri këto deklarata për shtyp:

“Nuk e kemi humbur shpresën. Ne do të kthehemi një ditëm në atdheun tonë. Për më tepër, forcat pushtuese janë në qytete. Ata nuk mund të depërtonin në zonat malore. Gjatë një shfaqjeje në Shqipërim të një filmi të organizuar së fundmi nga italianët, një numër i madh studentësh duke parë fotografinë e mbretit u ngritën në demonstrata, duke brohoritur për të. Italianët, duke kuptuar reagimin nga kjo propagandë, arrestuan një mijë e pesëdhjetë studentë shqiptarë, që morën pjesë në demonstratë dhe i dërguan në Itali. Ata arrestuan gjithashtu, 104 persona mes fisnikëve shqiptarë. Aktualisht, po protestojmë vetëm kundër këtyre veprimeve. Por, nuk duhet harruar se asnjë shqiptar, nuk është miku i atyre që kanë pushtuar hapin (derën) e tyre.”

Këto ditë, do të mbërrijnë në Stamboll edhe Abaz Kupi, komandanti i vullnetarëve në frontin e Durrësit, që luftuan kundër italianëve dhe drejtori i sigurimit z. Kurt Kurti.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale