MENU
klinika

Policia në kërkim të autorëve

Merret peng një person në autostradën Durrës-Tiranë

03.10.2022 - 09:19

Në autostradën Durrës-Tiranë marret peng një person.

Mësohet se personi i marrë peng dyshohet të jetë Indrit Beqriaj, i skeduar si trafikues lëndësh narkotike.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se në automjet ndodheshin dy persona, ndërsa ngjarja mbetet ende e paqartë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj tha për BalkanWeb se policia është vënë në kërkim të autorëve.