Më 2 Tetor, në orën 18:00, në afërsi të Maminasit, ka ndodhur pengmarrja e Indrit Beqirajt. Dosja.al raportoi ekskluzivisht për pengmarrjen e të riut i cili ishte në motor së bashku me vëllain e tij, Gentjan Beqiraj.
Ka qënë një sherr mes disa personave, ajo që përfundoi më pas në pengmarrje. Dy mjete, në të cilën ndodheshin 4 persona janë konfliktuar fizikisht me dy vëllezërit. Gjatë momentit të sherrit fizik, personat që ishin në mjet morën me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, dhe lëvizën rreth 500 metra me makinë, por më pas e nxorën nga mjeti dhe më pas u larguan.
Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se të gjithë personat njihen me njëri-tjetrin dhe dyshohet se kanë pasur konflikte më përpara. Edhe pse ka kaluar 2 ditë nga ngjarja, policia ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar.