MENU
klinika

Tregojnë kandidatin kryesor

Mediat italiane: Reja nuk rinovon me Shqipërinë

04.10.2022 - 11:59

Pavarësisht se FSHF reagoi dy ditë më parë duke theksuar se Reja mbetet trajneri i Shqipërisë, duke hedhur poshtë në mënyrë kategorike emrin e Luigi Di Biagio-s si pasuesi i tij i mundshëm, në Itali mediat bashkohet të gjitha në një pikë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, FSHF nuk do të rinovojë kontratën me Edy Reja-n, kontratë që i përfundon në muajin nëntor të këtij viti. Gjithnjë sipas të përditshmes më të madhe sportive, Gigi Di Biagio është mes kandidatëve kryesorë.

Jo vetëm “La Gazzetta”, edhe mediat e tjera italiane bashkohen në këtë pikë, madje shtojnë se Di Biagio mund të drejtojë Shqipërinë në miqësoren e nëntorin në “Air Albania” kundër Italisë. Nëse për emrin e pasuesit ka ende dyshime, të gjithë mediat shprehen të sigurta se FSHF-ja nuk do t’i ofrojë një kontratë të re Edi Reja-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN