MENU
klinika

"Me Berishën fola për zgjedhje e protesta"

“Lokalet 2023”, Meta pas takimit me Begajn: Data i takon Presidentit

04.10.2022 - 12:54

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një prononcim për gazetarët pas takimit me kreun e shtetit Barjam Begaj, tha se me pasardhësin e tij folën ndër të tjera për datën e zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

Po ashtu, ish-presidenti u shpreh se pushteti aktual vendor është monist dhe se partitë duhet të marrin masa sa më shpejt që të përgatiten për procesin zgjedhor.

I pyetur nga gazetarët për takimin që pati më herët gjatë së martës me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, Meta tha se folën për fuqizimin e demokracisë, zgjedhjet vendore por edhe për protestat.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, Begaj u takua me nënkryetarin e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe ditën e nesërme pritet të takohet me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. Në fokus të bisedave në takime kanë qenë zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Presidenti të hënën u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.