MENU
klinika

Maqedoni e Veriut

Dorëzohet në Kuvend dorëheqja e Goran Milevskit

04.10.2022 - 14:25

Qeveria sot ka dërguar në Kuvend dorëheqjen e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski dhe ajo tashmë u është dorëzuar deputetëve.

Nga Kuvendi informojnë se do të njoftojnë në mënyrë shtesë se në cilën seancë do të konstatohet dorëheqja e Milevskit.

Deri më tani Kuvendi nuk ka marrë propozim për zgjedhjen e ministrit të ri për Vetëqeverisje Lokale. Sipas informacioneve nga Partia Liberal Demokratike, për këtë post ministror do të propozohet Risto Penov.

Milevski ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij më 20 shtator të këtij viti, siç informon ai, për arsye personale.

Në Kuvend është caktuar seanca e re për më 17 tetor.