MENU
klinika

Rasti i lojtarit shqiptar

Për “Guinness”, ndërron 3 kombëtare në 10 muaj

04.10.2022 - 15:23

Disa futbollistë në botë kanë ndërruar ekip përfaqësues dhe shqiptarët këtë e dinë më së miri, pasi ka plot shembuj që njëherë kanë luajtur për ngjyrat kuqezi, pastaj me Kosovën.

Por nëse më parë jemi mësuar me lojtarë shqiptarë që nuk e kanë shumë të qartë Kombëtaren që do të përfaqësojnë, Shaban Zenku është rasti më ekstrem.

Ky lojtar ka ndërruar 3 përfaqësuese në vetëm 10 muaj. E nisi te Kosova, e vazhdoi te Shqipëria dhe pritet që ta përfundojë te Maqedonia e Veriut.

Mbi këtë rast ka shkruar edhe media serbe, “Kurir”, duke u tallur me rastin në fjalë: “Ka hyrë në historinë e futbollit europian, në mos në librin “Guinnes”, shkruhet nga media serbe për lojtarin e Borussia Monchengladbach.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN