MENU
klinika

E tregojnë shifrat

Messi, më i rrezikshëm se Haaland me shokë

04.10.2022 - 15:46

Lionel Messi më në fund e ka gjetur formën optimale, pasi e kaloi një sezon dëshpërues me Paris Saint-Germainin. Ylli argjentinas është duke e demonstruar krejt potencialin e tij në këtë fillim edicioni.

Ai është dominues, me gola dhe me asistime, duke u bërë njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit francez. Sipas “OptaJavier”, që merret me statistika, numrat e shtatë herë fituesit të Topit të Artë janë më të mirë dhe më të vlefshëm se të lojtarëve të tjerë të mëdhenj si Haaland e Mbappe.

Mes klubit dhe Kombëtares, Messi i ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 8 asiste. Ai tani duket më i qetë në fushë dhe kjo tashmë reflektohet jo vetëm te numrat e tij, por edhe te paraqitjet e PSG-së.

Me ardhjen e trajnerit Galtier, në “Parkun e Princave” po praktikohet një lojë më shoqërore dhe kolektive, ku “pleshti” është pjesë thelbësore e saj, së bashku me Neymar dhe me Mbappe.

Sipas “Opta”, Leo gjeneron gjithsej 5,25 situata të rrezikshme për lojë. Deri tani, ai i ka arritur 63 të tilla. Kjo i përfshin golat, asistet, goditjet, pasimet dhe driblimet, që kanë ndikim të drejpërdrejt në rezultatin e ekipeve të tij respektive.

Në këtë kuptim, ai i kalon lojtarët tjerë të rëndësishëm që vijnë nga Kontinenti i Vjetër. Edhe pse Erling Haaland është sensacioni më i madh i futbollit evropian deri tani, me 17 gola dhe me 3 asiste, kontributi i tij duke i përjashtuar golat është më pak i rëndësishëm tek Manchester City sesa i Messit në PSG.

Një aspekt që edhe vetë Pep Guardiola e ka thënë se norvegjezi duhet ta përmirësojë, pra të përfshihet më shumë në aksionet e ekipit dhe të angazhohet më shumë. Haaland ka nevojë për nëntë “qytetarët tjerë” për të shënuar gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kroati rrëfen luftën e tretë të jetës

Srna: UEFA e ndihmoi Ukrainën, FIFA na shkatërroi

“Ai do të kthehet te Barça”

Klubet amerikane dorëzohen për Leo Messin