MENU
klinika

U përfol për të rimarrë Kombëtaren

De Biasi “harron” Shqipërinë, rinovon me Azerbajxhanin

04.10.2022 - 16:26

Shuhen përfundimisht shpresat e një rikthimi të mundshëm të Gianni De Biasit te Shqipëria. Federata e Futbollit të Azerbajxhanit dhe tekniku i njohur italian kanë vendosur që të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

Drejtuesit e federatës i kanë rinovuar kontratën “timonierit”, me De Biasin që do jetë në pankinë deri në nëntor të vitit 2023, periudhë në të cilën përfundojnë kualifikueset Euro 2024.

Kështu, me shumë mundësi, bie poshtë kandidatura e tij për të rimarrë edhe njëherë tjetër drejtimin e Kombëtares shqiptare, pasi Edy Reja nuk pritet të vijojë në krye të kuqezinjve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN