Edhe pse Kupa e Botës 2030 është larg, që tani kanë filluar të dalin alternativat e para për vendet organizatore. The Times bën të ditur se në garë nuk do jenë vetë Portugalia dhe Spanja, por si shtet pritës po mendohet edhe Ukraina.
Lufta e fundit dhe sulmet ruse në tokën ukrainase ka bërë që futbolli më shumë se anjëherë më parë të shpërndajë mesazhe paqe-je dhe dashurie mes kombeve. Pikërisht për këtë arsye, vendosja e këtij vendi si organizatore e një kompeticioni kaq madhor, flet vetë.
Çka shton akoma më shumë mundësinë që diçka e tillë të ndodhë është fakti se UEFA ka deklaruar se Kupa e Botës 2023 do të mbahet në Europë. Në të tilla kushte, bie automatikisht hipoteza e Arabisë Saudite, me këta të fundit që kanë shprehur prej kohësh dëshirën për të qenë pritës.