MENU
klinika

20 kilogram lëndë narkotike në makinë

41-vjeçari kapet me drogë në Fushë-Krujë

05.10.2022 - 11:03

Policia e Fushë Krujës ka arrestuar një 41-vjeçar gjatë ditës së djeshme. Eldgan Martini u kap me 20 kilogram lëndë narkotike në makinë dhe tashmë do të akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

41-vjeçari u arrestua pas një pune të gjatë të policisë për ndjekjen dhe vëzhgimin e aktivitetit të tij në zonë.

Policia thotë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë finalizuar operacioni e koduar “Home”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

-E. M., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 41-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje. 

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin