MENU
klinika

Detajet

Balla në Londër me emigrantët: Në 2021-in, garantohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë

30.11.2018 - 15:32

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, gjatë një takimi të zhvilluar dje dhe sot në Londër, është takuar me emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në atje.

Takimi i parë ishte në Parlamentin Britanik me deputetët Madeleine Moon njëkohesisht Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Martin Vickers deputet i Partise Konservatore dhe John Groghan i cili kryeson edhe Grupin për Shqipërine në Parlamentin britanik.

Zoti Balla dhe delegacioni që e shoqëron u pritën në një takim edhe nga deputeti Khalid Mahmood i cili është edhe Ministër Hije për Europen në Partinë Laburiste. Po ashtu një takim tjeter ishte me deputeten Margaret Hodge si dhe me Drejtoreshën e Fondacionit Ëestminister, i cili pritet të hapë së shpejti një prezencë të vetën në Shqipëri.

Temë e bisedimeve ishte ecuria e reformave ne Shqiperi, roli konstruktiv i Shqipërisë në Ballkan dhe rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, integrimi i komunitetit të madh shqiptar tashmë në Britani, bashkëpunimi mes dy vendeve, mes Scotlandyard dhe Policisë së Shtetit, në luftën kunder krimit të organizuar, etj.

Gjatë takimit u diskutua mbi marrëdheniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për nevojën e intesifikimit të shkëmbimeve tregtare dhe prezencës më të madhe të kompanive britanike në Shqipëri. “Jo vetëm në sektorin e turizmit, por edhe në porte, industrinë nxjerrëse dhe përpunuese të mineraleve dhe atë të naftës, në bujqësi, etj. Shqipëria ofron një portofol të pasur për sipërmarrjet britanike. Jemi i vetmi vend në Europë që kemi TVSH 6% në turizem, po ashtu edhe incentiva të tjera që e bëjnë Shqipërinë një destinacion tërheqës por edhe të sigurtë për investime në turizëm”.

Gjithashtu si Sekretar i Pergjithshëm i Partisë Socialiste në kuadër të aksionit të ndermarrë nga socialistët “E gjithë vëmendja për Ju” zhvilloi edhe një takim me shqiptarë që jetojnë në zonën veriore të Londrës.

Gjatë këtij Takimi zoti Balla u shpreh se është detyrim i klasës politike shqiptare që për zgjedhjet politike të 2021 të garantojë që edhe ju që jetoni e punoni këtu në Londër, Britani apo kudo jashtë Shqipërise të keni mundësi të votoni. Unë besoj që Paketa aktuale e Reformës Zgjedhore e cila përmbledh rekomandimet e OSBE/ODIHR në 3 raportet e fundit do të miratohet para krishtlindjeve, sepse siç e dini zgjedhjet vendore janë dekretuar tashmë më 30 qershor. Faza tjetër pas përfundimit të rregjistrimit të shqiptarëve jashtë territorit duhet të jenë ndryshimet ligjore për ti hapur rrugë votimit tuaj në vitin 2021.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika