MENU
klinika

“Macja e Zezë”

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e portës

05.10.2022 - 20:35

Një lajm i trishtë është mësuar ditën e sotme. Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare Sulejman Maliqati, legjenda e portës shqiptare. Maliqati do të përcillet për në banesën e fundit të enjten e tetorit.

Mësohet se shkaku i vdekjes së legjendës shqiptare është një rrëzim që i solli dëmtime të renda. Me gjithë përkujdesjen e mjekëve, ai nuk mundi t’i përballonte dëmtimet dhe nuk mbijetoi.

Maliqati njihet nga të gjithë me pseudonimin “Macja e Zezë”, heroi i Leipzig, mbrojtësi i sigurt i portës së Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare në periudhën 1950-1964.

Në të kaluarën e tij është nderuar me titujt, “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Nderi i Kombit”, teksa ka qenë një futbollist dhe trajner shembullor. “Konica.al” i shpreh ngushëllime familjes Maliqati për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë tha Lev Jashin për Qemal Voglin

Portieri shqiptar që habiti Evropën në vitet ’50