MENU
klinika

Boksi amator i pezulluar

IBA i shpall “luftë” IOC, garojnë rusët e bjellorusët

06.10.2022 - 13:21

Federata Ndërkombëtare e Boksit Amator (IBA) i ka shpallur luftë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), duke lejuar sportistët rusë e bjellorusë të marrin pjesë në eventet ndërkombëtare.

Boksierët e këtyre dy shteteve ishin pezulluar pa afat, pas sulmit që Rusia i bëri Ukrainës në shkurt të këtij viti. IBA mori vendim për të lejuar që nga dita e sotme boksierët e këtyre dy vendeve të marrin pjesë në turnetë ndërkombëtarë dhe të garojnë me flamurin e shtetit të tyre.

“Politika nuk duhet të ketë asnjë influencë në sport dhe të gjithë sportistët duhet të trajtohen njësoj”, thuhet në deklaratën e IBA. “Ne, si Federatë, do të jemi neutralë politikisht dhe të pavarur dhe kërkojmë gjithnjë paqen. Ne u garantojmë të gjithë sportistëve dhe gjyqtarëve trajtim të barabartë, pavarësisht flamurit që ata përfaqësojnë”, thuhet më tej në deklaratë.

Një vendim që pritej, duke qenë se presidenti i IBA është një rus, Umar Kremlev dhe sponsori kryesor i saj është Gazprom. Prej vitit 2019, IOC ka pezulluar IBA, që asokohe auhej AIBA, për shkak të korrupsionit të gjyqtarëve, dueleve të trukuara dhe menaxhimit të dobët financiar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN