Ballkani vijon të shkruajë historinë e Europë. Pasi siguroi pjesëmarrjen e parë në grupet e Conference League dhe pasi barazoi 1-1 në ndeshjen e parë, vjen edhe fitorja e parë. Kampionët e Kosovës triumfuan 3-4 në Turqi ndaj Sivarspor.
Ekipi nga Suhareka e pësoi që në minutën e parë. Një pakujdesi në mbrojtje i kushtoi shumë skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, pasi Ulvestad me një të djathë të bukur realizoi.
Ballkani nuk do qëndronte duarkryq dhe do reagonte në minutë ne 20-të. Do ishte Armend Thaqi që do vendoste ekuilibrat, duke gëzuar tejmase tifozët dardan. Një supergol i tij, me goditjen që nuk mund të ketë fund tjetër vetëm rrjetën. Mysafirët do merrnin epërsinë me Dellovën, në të 31-tën.
Në pjesën e dytë, Korenica do thellonte akoma më shumë avantazhin, ndërsa Sivasspor-it e futi sërish në lojë një gol i Yesiluyrt. Po i njëjti autor do shtangtte skuadrën e Superligës së Kosovës, në fund. Ballkani do tregonte se nuk vdes kurrë, me golin e Krasniqit në fund që do bënte që jehona e festës të dëgjohej deri në tokën dardane.