07.10.2022 - 10:07
Një 44-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.