MENU
klinika

19-vjeçari Alcaraz

“Ende nuk e kam kuptuar se jam numri 1”

07.10.2022 - 15:47

Pas triumfit në grand slam të US Open, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz e pa veten në krye të renditjes botërore, që në moshën 19-vjeçare. Ai u bë tenisti më i ri në moshë që ngjitet në majën e renditjes, një vend që natyrisht talenti spanjoll nuk ka ndërmend ta lëshojë.

Pavarësisht se ai u eliminua së fundi që në raundin e parë të turneut të Astana, Alcaraz shprehet se për të sezoni është ende i gjatë. “Unë jam gjithnjë vetvetja dhe nuk mendoj se ka ndryshuar shumë tek unë prej faktit se sot jam numri 1 në botë”, u shpreh Carlos Alcaraz.

“Ky sport nuk ndalet kurrë dhe çdo javë ka një aventurë të re, çka nuk të lë kohë të mendosh se çfarë ke bërë. Triumfi në US Open ishte spektakolar, por tashmë që ka kaluar një muaj ende nuk e kam kuptuar se si jam ngjitur kaq shpejt në majë. Objektivi im këtë vit ishte të isha mes 15 më të mirëve dhe jo më i miri”, tha Alcaraz. “

Dua të jap maksimumin në çdo turne, duke shpresuar që ta mbaj kreun e renditjes sa më gjatë. E di që presioni do të jetë gjithnjë e më i madh, por jam gati të përballem me të”, u shpreh numri 1 në botë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN