MENU
klinika

Deputeti: Është sëmurë, të dorëhiqet!

Kryeministri Albin Kurti ‘merr serum’ në parlament!

07.10.2022 - 17:09

Qeveria e Kosovës është sëmurë dhe ka nevojë për serum. Ky ishte mesazhi i gjestit të deputetit Mërgim Lushtaku.

Sot në Kuvend, ai ka shkuar pranë kryeministrit teksa mbante në duar serumin duke krijuar iluzionin se Kurti është sëmurë. Ndërkohë që i pari i Lëvizjes Vetëvendosje qesh në vendin ku edhe po ulet.

“Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje.

Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë.

Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës,”- ka shkruar Lushtaku teksa ka postuar foton.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi