MENU
klinika

Piloti shqiptar

Shqiptari, pranë kalimit në Formula 1

30.11.2018 - 17:38

Talentëve shqiptarë në fusha të ndryshme të jetës tashmë i shtohet edhe një nga bota e automobilizmit, që pritet të kalojë së shpejti edhe në botën e Formula 1.

Talenti shqiptar nga Shkupi, Lirim Zendeli, është duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Pasi u shpall kampion në Formula 4, 18-vjeçari shqiptar është duke u testuar për Formula 3.

Ky do të jetë një hap i rëndësishëm në karrierën e Lirim Zendelit, i cili ka ngjitur shkallët e suksesit me radhë dhe tashmë është pranë realizimit të një ëndrre, garimin në nivelin më të lartë të garave me makina.

lirim zendeli
lirim zendeli

Lirim Zendeli është bërë pjesë e ekipit të “Charouz”, një skuderi që debuton për herë të parë në këtë kampionat me tre pilotë. Deri më tani janë zhvilluar disa prova në pista të ndryshme nëpër botë, ku Zendeli ka bërë paraqitje të mira, por ende jo në nivelet që pritet.

Kjo edhe për faktin se talenti shqiptar debuton për herë të parë në kategorinë “F3”, e cila të çon më pranë kapërcimit në “F1”. Konkurrenca në këtë nivel është më e lartë se në “F4”, ndërsa kampioni i sezonit është Mick Schumacher, djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit