Një vit më parë asnjë nuk e imagjinote se Leo Messi mund të largohej nga Barcelona. Në të njëjtën mënyrë që tani, askush nuk beson se mund të kthehet. Por në futboll këto gjëra mund të ndodhin dhe ata njerëz me kujtime do të bien dakord që pas transferimit të Luis Figo nga Barça te Real Madridi, utopitë janë shembur.
Shembull i ri i kësaj ishte pikërisht lamtumira skandaloze e Leos nga klubi që revolucionarizoi. E vërteta është se ka disa kushte, që nëse realizohen, nuk është se do ta bënin Leon të merrte vendimin për t’u rikthyer, por të paktën do ta mendonte.
Janë katër kushte, të cilat “Marca” i shqyrton si më poshtë. Më i miri i të gjitha kohërave nuk do ta vendosë të ardhmen e tij derisa të përfundojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës me Argjentinën. Për të na vënë në perspektivë, kontrata e Messit me PSG përfundon në qershor 2023.
Klubi parizien ka vendosur të rinovojë me të, në fakt, me kushtet ekonomike të deritanishme, por Leo ka kërkuan të takohen në fund të dhjetorit.
LAPORTA – Derisa presidenti i Barcelonës të mos dalë të përkëdhelë Leon në media, të kuptojë se ai dështoi në menaxhimin e tij për ta mbajtur atë, nuk do të mendojë të rikthehet. Laporta e di dhe kjo është një kartë që, nëse fillon të luhet, do t’i japë kuptim tri kushteve të tjera.
PAGA – Messi, në asnjë mënyrë nuk do të dalë i lirë, siç kërkoi dikur Joan Laporta. Ai duhet të marrë një ofertë formale që nuk vë në rrezik faturën e pagave të klubit. Për këtë arsye nuk caktohet si përgjegjës për situatën ekonomike, nëse ajo është negative në atë kohë.
XAVI – Xavi përmendi tashmë se për sa kohë është në drejtimin e ekipit katalanas si trajner, Messi do t’i ketë gjithmonë dyert hapur, por kjo nuk do të mjaftonte. Si trajneri, ashtu edhe Messi, duhet të bien dakord që mund të ketë një plotësim në këtë strukturë të re të rinovuar, me shumë të rinj. Nëse kthehet Messi, kur tashmë është gjurmuar një rrugë e re, gjërat do të ndërlikoheshin për klubin blaugrana.
Duke marrë parasysh gjithashtu se në rast të nënshkrimit të tij, kapitali do të reduktohej, nuk do të ishte e mundur, për shembull, të kërkohej një mesfushor qendror cilësor për të zëvendësuar Busquets, as një mbrojtës i djathtë i nivelit që mundi të shfaqte Jordi Alba, pozicione për t’u konsoliduar në të ardhmen e afërt.
PSG – Messi do të marrë një ofertë nga kasti parizien për të rinovuar. Ekuacioni është i thjeshtë: argjentinasi nuk duhet të jetë i interesuar, ose të mos dëshirojë të arrijë ndonjë marrëveshje dhe për këtë arsye të dalë lojtar i lirë. Skenar ideal për t’u rikthyer në Barcelonë, sepse pastaj duhet të bie dakord vetëm për pagën, me gjithçka që nënkupton edhe kjo.