MENU
klinika

Jo vetem për dekor...

Pse restorantet vendosin majdanoz sipër ushqimit?

08.10.2022 - 16:44

A keni vënë re që në pjatat e çdo ushqimi që porosisni në restorant ju sjellin edhe një copë majdanozi?! Sigurisht që të gjithë e dimë që në shumicën e rasteve ajo vendoset për dekor por kjo nuk është e gjitha. E mira do të ishte ta fusnit në goja dhë ngadalë ta përtypnit. Përveç se pastron qiellzën e gojës, majdanozi e freskon gojën dhe neutralizon aromat e pakëndshme të cilat mbeten në gojë pas ushqimit.

Freskimi i gojës me përtypjen e majdanozit të freskët ka prejardhjen që nga koha e romakëve të vjetër. Ata pas ushqimit shpesh kanë përtypur majdanoz dhe prej kësaj është bërë tanimë tradicionale vendosje e saj në pjata. Në majdanoz gjendet përqendrim i lartë i klorofilit dhe pikërisht ai zhduk bakteret në gojë. Ato fillojnë të zhvillohen pas ushqimit, ndërkaq ato janë shkaktari kryesor i erës së keqe.

Siç e dimë mënyra më e mirë për të pasur një lëkurë të shëndetshme, është ushqyerja. Produktet natyrale dhe bimore janë tepër miqësore me lëkurën dhe i japin atë për të cilën ajo ka nevojë. Një prej produkteve më të mira bimore për shëndetin e lëkurës së fytyrës dhe jo vetëm është majdanozi. Me këtë barishte të shëndetshme ju mund të bëni një maskë të shkëlqyer. Në këtë artikull do të mësoni përgatitjen e një maske të thjeshtë me tre përbërës: majdanoz, uthull molle dhe kos. Maska është shumë e dobishme dhe e mbron lëkurën.

Ndërkaq, depresioni është një shqetësim emotiv që mund të ketë efekte në shëndetin fizik dhe mendor. Majdanozi është ideal për të favorizuar mirëqenien fizike dhe mendore, pasi rregullon efektet e stresit oksidues. Gjithçka që ju duhet është një lugë majdanoz, një lugë valerian dhe një gotë ujë. Pijeni në darkë para gjumit, pasi të jep përgjumje. Konsumojeni këtë pije për dy javë rresht.

Intervista/ “Mund ta kaloni pa simptoma, më i shpeshtë te femrat”

Shenjat që jep trupi kur jeni në prag të një infarkti

Nuk është i përshtatshëm për të gjithë!

Rastet shëndetësore kur nuk duhet të konsumoni xhenxhefil

Si të dalloni rastet problematike

4 përgjigje për dhimbjen e papritur të gjurit