MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Broja pas golit: Nuk di ta shpreh, tani radhën Milan

08.10.2022 - 18:22

Armando Broja ka shënuar sot golin e parë në Premier League me fanellën e Chelsea. Një emocion i papërshkrueshëm për futbollistin, i cili ka treguar për mediat pas sfidës se çfarë ka ndjerë në ato momente.

“Është gjithmonë pritje kur ata kontrollojnë për një pozicion jashtë loje të mundshëm. Unë kryqëzova gishtat, por mendoja se e kisha llogaritur vrapimin mirë.

Faleminderit tifozëve për mbështetjen, është e pabesueshme. E kam pritur golin tim të parë, është një moment i jashtëzakonshëm, nuk di ta shpreh me fjalë. Tani shohim drejt të martës. Ishte një paraqitje e mirë.

Të gjithë e dinë që në një prej klubeve më të mëdhenj në botë, do të ketë konkurrencë, na ndihmon të gjithëve të zhvillohemi si lojtarë. Ne kemi një skuadër të madhe, të gjithë janë të nevojshëm në çdo moment”, theksoi sulmuesi shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN