MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 5

“Poker” i Skënderbeut, Besa e Korabi ndalen me sherr

08.10.2022 - 19:15

Skënderbeu duket se ka gjetur formulën e duhur dhe ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionatin e Kategorisë së Parë duke fituar sot në Korçë përballë Burrelit në shifrat 4-1.

Kthimi i Temitope në rreshtimin e korçarëve i ka dhënë një armë më shumë në dispozicion trajnerit Memelli dhe sulmuesi nigerian ka shpërblyer besimin që i është dhënë duke tundur më në fund rrjetën në kampionat.

Ai e ka bërë këtë tre herë në këtë sfidë, duke i dhënë skuadrës një avantazh të rëndësishëm e duke bërë të pavlefshëm golin e De Oliveira për miqtë. Në fund ishte Pusi ai i cili tundi rrjetën duke vulosur suksesin 4-1 që largon përfundimisht Skënderbeun nga grupi i skuadrave në zonën e ftohtë dhe e bashkon me atë të ekipeve që kanë pretendime.

më herët, Lushnja dhe Flamurtari u ndanë me një barazim pa gola mes tyre. Oriku ka qenë surpriza e ndeshjeve të sotme të drekës në Kategorinë e Parë pasi ka mundur me shifrat 2-1 Tomorin.

Spikat barazimi mes Besës dhe Korabit me skuadrën kavajase që është arritur nga goli i Hoxhjt në minutat shtesë. Duhet theksuar se kjo ndeshje është shoqëruar me tension në fushë dhe tribuna, teksa është ndërprerë për disa minuta pas përplasjes së tifozëve vendas me pjesëtarë të stafit të dibranëve.

REZULTATET

LUSHNJA-FLAMURTARI 0-0

SKËNDERBEU 4-1 BURRELI

35′, 45′, 50′ Abdul Temitope, 89′ Pusi/ 44′ De Oliveira

BESA-KORABI 1-1

Ntepe 54′  / Hoxhaj 90’+4′

TËRBUNI-APOLONIA 1-1

Hysa 18′ / Antoni 6′ 

ORIKU-TOMORI 2-1

Pereira 6′, Dede 70′ / Hida 20′ 

TURBINA-LUZI 2008 1-1

Jusuf 59′ / Spahiu 28′ 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN