Arsenali tregon edhe njëherë tjetër se e ka seriozisht luftën për titullin kampion. Topcinjtë morën fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur 3-2 Liverpool dhe rimarrë kreun e renditjes pas javës së nëntë të Premier League.
Një dalje e shpejtë e Gooners dhe një aksion model i ekipit londinez i kushton shumë The Reds, të cilët e shohin veten në disavantazh që në minutën e parë.Odegaard jep një assist magjik për Martinellin, me 21 vjeçarin brazilian që me shumë stil çon sferën në fundin e rrjetës.
Te Liverpool duhet të kafshojnë gishtin kur flasin për Darwin Nunez. Blerja e shtrenjtë e verës u kritikua në fillimin e sezonit pasi nuk po justifikonte paratë e shpenzuara për të, por me golin e barazimit sot i bëri ata të mendoheshin 2 herë.
Diaz përparon mirë nga krahët dhe gjen uruguajanin, që i duhet të rrëshqasë për të mbërritur topin (34′). Ekipi i Artetas e mbyll fraksionin në avantazh, pas golit të Saka.
Liverpool nuk u dorëzua dhe barazoi me Firmino, sapo filloi e dyta.Momente paniku në Londër (58’), kur Jesus bie në tokë pas një përplasje me Nunez. Gjithsesi, ylli i njohur rikthehet në fushë, pasi merr ndihmën mjekësore.
15 minuta nga fundi, Saka merr përsipër ekzekutimin e një penalltie, të cilën e shndërron në gol dhe i jep 3 pikë vendasve. Tashmë, Arsenal konfirmohet pretendente për titull.