MENU
klinika

Fitojnë Apolonia dhe Besëlidhja

Kampionati i basketbollit nis me surpriza

09.10.2022 - 21:35

Superliga në basketboll për meshkuj ka nisur me surpriza. Ekipet e Besëlidhjes dhe Apolonisë, që këtë sezon debutojnë mes skuadrave më të mira, kanë fituar në takimet e javës së parë, duke mposhtur dy nga ekipet legjendë të basketbollit shqiptar: Tiranën dhe Vllazninë.

Nëse fitorja e Besëlidhjes, 97-82 ndaj Tiranës ndoshta nuk është shumë surprizë, duke qenë se lezhjanët fituan po ndaj bardhebluve edhe Kupën e Federatës dy javë më parë, ajo e Apolonisë është një surprizë e bukur.

Fierakët fituan 81-71 pikërisht në Shkodër. Besëlidhja e trajnerit Artan Terihatit po konfirmohet si pretendente këtë sezon dhe ai që bën diferencën në parket është amerikani Donald Jordan. Ai realizoi 43 pikë e 14 rebound në fitoren 97-82 të Besëlidhjes, që e nis me këmbën e mbarë kampionatin.

Ndërsa Apolonia, falë 19 pikëve e 10 rebound të Brando mundi 81-71 Vllazninë në Shkodër, duke bërë një ndeshje të mirë. Fitore të lehtë korri edhe Teuta kampione, që mundi në fushën e saj 95-52 Kamza Basket (Eldi Hysa 21 pikë).