MENU
klinika

Shkëlqejnë shahistët e rinj!

Kampionati Ballkanik i Shahut/ Ekipi shqiptar kthehet nga Mali i Zi me medalje ari!

10.10.2022 - 09:41

Shahistët e rinj shqiptarë kanë shkëlqyer në një tjetër kampionat të rëndësishëm, siç ishte Kampionati Ballkanik Për të Rinj me grupmoshat U 18-U 8.

Ekipi ynë, i përfaqësuar me 13 shahistë të rinj, nën drejtimin e Trajnerit të Ekipit Kombëtar të të Rinjve z. Lorenc Ramaj- Mjeshtër Fide, u kthye në Shqipëri me disa medalje ari, argjendi e bronzi.

I  zhvilluar në datat 1 deri në  8 Tetor në Cetinje të Malit të Zi, Kampionati u organizua me tre kampionate të ndara në tre disiplina Standart, Rapid dhe Blitz.

Në perfundim të Kampionatit, tri medalje ari shkuan për Ergit Ramaj, që u shpall Kampion Ballkani U14 në të trija displinat e shahut; standart+rapid+ blitz!

Kampionatet u zhvilluan me Gara Open ( Djem dhe vajza) të ndara me grup mosha U 8-U 10-U12-U14-U16-U18.

Në përfundim të garave Open janë ndare cmimet e fituesve per kategorite Open dhe vajza.

Medalistet shqiptarë në 3 kampionatet:

  1. KAMPIONATI BALLKANIK STANDART 1-5 TETOR

Medalje Ari:

  1. Ergit Ramaj – Open U 14
  2. Kelvin Kosta U 16
  3. Kler Caku- Vajza U 12

Medalje argjendi:

  1. Mateo Boci- Open U12
  2. Klean Shuqja- Vajza U16

Medalje bronxi

  1. Petro Boci- U18
  2. Kampionati  Rapid, date 7 Tetor

Medalje Ari:

  1. Henri Trishani, Open – U8;
  2. Mateo Boci- Open U12;
  3. Ergit Ramaj, Open U14;
  4. Klean Shuqja, Vajza U16;

Medalje Argjendi

  1. Kler Caku, Vajza U 12

Medalje Bronzi

  1. Eklea Omeri, Vajza U 14
  2. KAMPIONATIN BALLKANIK BLITZ (3’ +2’’ ) DATE 8 TETOR 2022

Medalje Ari

  1. Ergit Ramaj Open U14:
  2. Kler Caku, Vajza U 12;
  3. Klean Shuqja Vajza 16.

Medalje argjendi

  1. Henri Troshani- Open U8

Medalje bronxi

  1. Eklea Omeri, Vajza 14

Falënderime të merituara i shkojnë edhe trajnerëve për punën e palodhur, si dhe prindërve që besojnë dhe investojnë në përfshirjen e fëmijëve të talentuar dhe ambiciozë në sportin e Shahut.

Ecuria pozitive dhe suksesi i te rinjve nxit po ashtu Federatën Shqiptare të Shahut, për vazhdimin e punës dhe investimit për mjeshtrat e ardhshëm të shahut, që mund të konsiderohen ‘ambasadorët e rinj’ të vendit.