MENU
klinika

Kriza energjetike dhe rritja e çmimeve

Maqedonia e Veriut miraton paketën 350 mln euro

10.10.2022 - 10:19

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar një sërë masash të reja për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve, në vlerë mbi 350 milionë euro.

Mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, mbeten prioritet.

“Mesazhi kryesor sot është se ne nuk do të harrojmë askënd që të përballet me pasojat e krizës. Së bashku do ta kalojmë krizën”, tha Kovaçevski në një konferencë për media pas seancës së rregullt të 88-të të qeverisë.

Kryeministri nënvizoi se duhet të ketë burime energjie, ngrohje dhe energji elektrike.

“Edhe një herë e menaxhojmë mirë Buxhetin dhe ua kthejmë paratë qytetarëve, veçanërisht kategorive më të rrezikuara. Kemi bërë konsultime të thella me ekspertë, punëdhënës, oda ekonomike dhe pensionistë… Kemi finalizuar masat për të mbështetur qytetarët dhe kompanitë, por nga sot do të punojmë edhe më me përkushtim për tejkalimin e krizës. Ne veprojmë me vendosmëri dhe marrim masa që zbusin krizën”, theksoi Kovaçevski, raporton Alsat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja lista e plotë në Shqipëri

Nis sot ulja e çmimit të karburanteve

Arben Malaj/ Çfarë masa duhet të marrë qeveria?

Ekonomia nuk mund të ringrihet pa konsum dhe investime