MENU
klinika

"Do ta miratojmë, është gjë e mirë për ekonominë!"

FMN doli kundër amnistisë fiskale/ PS nuk tërhiqet

10.10.2022 - 12:03

Pavarësisht kritikave të FMN për amnistinë fiskale, mazhoranca nuk tërhiqet, por shprehet e vendosur për ta miratuar. Ndonëse FMN thotë se ligji favorizon evazorët, qeveria ka bindjen se do të miratohet për të formalizuar ekonominë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim me gazetarët u shpreh se nga amnistia do të përjashtohen të ardhurat nga aktivitete kriminale.

Për të miratuar amnistinë, mazhorancës i duhen edhe votat e opozitës, ndaj Balla tha se “Synimi ynë është të dialogojmë me deputetët për të kuptuar se kjo është një domosdoshmëri në kontekstin e ri ekonomik ku inflacioni i luftës ka goditur”

“Ajo që duhet të kuptojmë është që në vlerësimin tonë, ju ftoj të verifikoni mbështetjen që ekziston në publik për amnistinë fiskale, ne na rezulton nga këshillimi se më shumë se 2/3 e mbështesin një nismë të tillë. Amnistia fiskale është një domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër. Ajo që ne duam të bëjmë është që ti japim mundësinë, duke përjashtuar cdo të ardhur nga aktivitete kriminale dhe korruptive dhe personat e ekspozuar politikisht të lidhur me persona me rekorde kriminale.

Ne do ta miratojmë amnistinë fiskalë dhe besoj se cdo deputet duhet të kuptojë që kjo është një gjë e mirë për ekonominë e vendit dhe besoj se vendimmarrje për votën në Kuvend, përveç vendimmarrjes së grupit parlamentar në Kuvend ka të bëjë për vendimmarrjen për interesat e vendit.

Një gjë duhet të jetë e qartë, nëse lufta me predha dhe raketa ndodh në Ukrainë, inflacioni i luftës dhe çdo impakt tjetër i luftës ka prekur cdo qytetar.

Çdo nisëm që ka për qëllim formalizmin dhe të krijojë të ardhura shtesë për financat publike është e mirëpritur.

Synimi ynë është të dialogojmë me deputetët për të kuptuar se kjo është një domosdoshmëri në kontekstin e ri ekonomik ku inflacioni i luftës ka goditur”, theksoi ndër të tjera Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas kritikave nga Dhoma Amerikane e Tregtisë/ Detajet

Qeveria konsultohet me ndërkombëtarët për draftin e amnistisë fiskale


“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu