Në vijim të operacionit të koduar ‘Stojani’ në Dibër, policia ka sekuestruar 3.3 kg kanabis si dhe një armë gjahu, ndërsa ka shpallur në kërkim Ndre Tusha; Nikoll Kola; Nikolin Ceka.
Sipas policisë mbi bazën e këtyre informacioneve është ushtruar kontroll i imtësishëm në territorin e fshatit Stojan, ku si rezultat i kontrollit nga forcat e posaçme Operacionale e “Shqiponja”, si dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, është gjetur e paketuar sasia prej 3.3 kg lëndë e dyshuar narkotike canabis sativa, në forma boçeje.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se lënda narkotike e sekuestruar iu përkiste shtetasve Ndre Tusha, 34 vjeç, NIkoll Kola, 31 vjeç dhe Nikolin Ceka, 63 vjeç, të tre banues në Mat, të cilët janë shpallur në kërkim. Në vijim të kontrolleve, në banesën e shtetasit Nikolein Ceka, është gjetur një armë gjahu e cila, së bashku me lëndën narkotike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.