MENU
klinika

Pas shortit Euro2024

Rumania nuk njeh Kosovën, ndeshja në rrezik

10.10.2022 - 16:06

Rumunët janë vënë në siklet pasi shorti i kualifikimeve të Kampionatit Evropian i vendosi në një grup me Kosovën. Rumania nuk e njeh Kosovën si shtet dhe politikani dhe ish-ministri i jashtëm i këtij shteti, Theodor Melescanu propozoi që rumunët të mos luajnë me Kosovën.

E pas tij ka reaguar edhe Federata Rumune e Futbollit. Rumunët në fakt nuk janë të sigurt nëse do të paraqiten në fushën e blertë me Kosovën. Ata do të konsultohen me instancat më të larta, respektivisht me Qeverinë e këtij shteti.

“Duke e marrë parasysh faktin se Rumania dhe Kosova përfunduan në të njëjtin grup në shortin e Euro 2024 dhe duke e marrë parasysh situatën gjeopolitik, Federata Rumune e Futbollit do të dialogojë me Qeverinë e Rumanisë, nga e cila do t’i mësojë kushtet e ndeshjeve në të cilat përfaqësuesja e jonë do të takohet me Kosovën në Grupin I”.

Federata Rumune dhe Kombëtarja e këtij vendi mund të dënohet rëndë nëse nuk pranon të luajë me Kosovën dhe nëse nuk e trajton atë njëjtë si kombëtaret tjera. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN