MENU
klinika

Champions League, ndeshjet e katërta në grupe

Chelsea fiton edhe në Milano, ngecin PSG dhe Real

11.10.2022 - 22:59

Chelsea bën “zap” përsëri Milanin, madje edhe në “San Siro”, duke fituar 0-2. Blutë e Londrës marrin kreun e grupit dhe tashmë shohin para, kjo edhe duke përfituar nga barazimi 1-1 i Dinamo Zagreb me Salzburg.

Kampionët e Italisë e nisën si mos më keq ndeshjen. Kartoni i kuq i Tomorit dha efekt të menjëhershëm në lojë, me Blutë e Londrës që shënuan 2 gola me Jorginho dhe Aubameyang.

Në pjesën e dytë, ekipi i Potter nuk e pati të vështirë të ruajë rezultatin, duke marrë kështu një triumf të ccmuar. Skuadra e Piolit renditet e 3-ta, ndërsa anglezët janë të parët.

Befasi e madhe në Grupin F. Kampionët në fuqi të Real Madrid barazuan 1-1 në Varshavë me Shakhtar Donetsk. Goli i ukrainasve erdhi nga Zubkov, ndërsa Rudiger vendosi ekuilibrat. Gjithsesi, ky barazim nuk pritet t’i hapë probleme ekipit të Ancelottit, që vijon të kryesojë grupin.

Në Grupin H, PSG vuajti jo pak nga Benficas në shtëpi, në ndeshjen që u mbyll 1-1. Golit të Mbappe iu përgjigj ish-interisti Joao Mario. Me këtë rezultat, të dyja skuadrat shkojnë në  kuotën e 8 pikëve, duke u larguar 5 pikë kështu nga vendi i 3-të që mbahet nga Juve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e katërta në grupe

Juve bie në Izrael, tani i duhet një mrekulli